VIDEO/ Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj në SPAK

Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së Kaçajt në SPAK, por mendohet se dëshmia e tij lidhet me një kallëzim të bërë nga përfaqësuesi i opozitës në Shëngjin në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar, ku Salvador Kaçaj denoncoi një atentat ndaj tij në policinë vendore të Lezhës, ku theksonte se dy persona i zunë rrugën me automjet, ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.

Gjithsesi pritet që pas dëshmisë Kaccaj të japë dhe një deklaratë për mediat.

NJOFTIMI I DVP LEZHË NË 14 MARS 2023

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallëzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht  sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën.

Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij,  ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një  pistoletë. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallëzimin.  Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)