(Video) Incident i rëndë në ‘Giro d’Italia’/ Përplasje masive në etapën e gjashtë, masa drastike nga organizatorët

Ndërsa po zhvillohet etapa e Gjashtë e ‘Giro d’Italia’ (15 maj), me itinerar nga Potenza në Napoli (227 km), u shoqërua me një incident të rëndë që detyroi organizatorët të ndërprisnin garën dhe të merrnin masa të jashtëzakonshme.

Nga asfalti i rrëshqitshëm u shkaktua një përplasje masive në grupin kryesor, për shkak të reshjeve të shiut, solli rrëzimin e disa çiklistëve në tokë dhe shqetësim të madh për sigurinë.

Mes të përfshirëve në aksident ishte edhe Jai Hindley, fituesi i ‘Giro d’Italia’ në vitin 2022, i cili u shfaq i tronditur dhe u detyrua të tërhiqej nga gara, duke u larguar me ambulancë për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Etapa u mbyll në mënyrë simbolike në Napoli, me një sprint pa kohë të regjistruar. Juria vendosi që nuk do të ndahen pikë, shpërblime apo ndryshime në renditjen e përgjithshme, duke “ngrirë” zyrtarisht rezultatet për këtë etapë.

Një ditë e vështirë për Giro-n, ku siguria e sportistëve u vendos mbi gjithçka tjetër, në një sezon që deri tani ka ofruar gara të forta dhe momente emocionuese.