VIDEO/ IKMT-ja vijon shembjet e banesave në zonën e Freskut, në Tiranë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot punën për aksionin në lidhje me shembjen e banesave të ndërtuara në kundërshtim me ligjin në zonën e Freskut.

Burime bëjnë me dije për Replikë, se strukturat IKMT-së janë përballur me një rezistencë të dhunshme nga ana e banorëve. Një grua ka treguar se nuk ka ndërmend ta lejojë që të shembet shtëpia e saj dhe bëhet me dije se është ngujuar në katin e tretë të banesës së saj. Ndërkaq siç shihet nga pamjet që Replikë ka siguruar në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore.