VIDEO/ “I shkuli” hundën kundërshtarit, pezullim dhe gjobë për Jose Mourinho

Jose Mourinho është pezulluar me tre ndeshje dhe një gjobë pas aktit të ushtruar ndaj trajnerit, Okan Buruk.

Portugezi u përfshi në incidentin e ndodhur në fund të derbit të Stambollit mes Fenerbahçe dhe Gallatasaraj në çerekfinalen e Kupës së Turqisë.

Humbja 2-1 nuk u prit mirë nga ana e Mourinho që kapi për hunde teknikun kundërshtarë, duke i kushtuar edhe një gjobë prej 7 mijë e 734 dollarë.  Një përleshje masive kishte shpërthyer mes dy grupeve të lojtarëve, me arbitrin që përjashtoi tre lojtarë, dy nga Galatasaray, dhe pas fishkëllimës së fundit portugezin 62-vjeçar.

Buruk ra në mënyrë dramatike në tokë, për të shkaktuar edhe dënimin e ish-trajnerit të shumë skuadrave Europiane.

Mourinho do të mungojë në ndeshjet kundër Trabzonspor, Sivasspor dhe Kayserispor. Fenerbahce është në vendin e dytë të Super Ligës, duke qënë pas kryesuesve,  Galatasaray me gjashtë pikë dhe me një ndeshje më pak.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)