VIDEO/ Grushtet në takimin elektoral në Dibër, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu
Publikohen pamjet e sherrit në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.
Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamera sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër.
Pas një konflikti verbal, ata janë përfshirë menjëherë në konflikt fizik duke e goditur njëri-tjetrin dhe më pas janë përfshirë edhe personat e tjerë, të cilët dalin nga lokali, ku një pjesë e mirë e tyre tentojnë të parandalojnë konfliktin.
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.