“Liri për Palestinën!”/ Grushte dhe përplasje fizike, çfarë nuk u pa gjatë këngës së Izraelit në Eurovision

Gjatë finales së Eurovision, mbrëmjen e ditës së djeshme, ka ndodhur një përplasje fizike.
RTE News njoftoi se një incident ndodhi gjatë performancës së përfaqësueses së Izraelit në finalen e Eurovisionit dhe tani është publikuar një video që tregon sigurimin duke tërhequr një person që u përpoq të parandalonte performancën e Yuval Raphael.Në një përpjekje për ta ndaluar në vend, ata e mbajtën, e tërhoqën dhe madje e goditën.

Një i ri me emrin David bërtiti “Liri për Palestinën” dhe sigurimi madje u përpoq t’ia mbyllte gojën që ta mbante të qetë.