VIDEO/ Gol dhe asist, sulmuesi shqiptar “çmend” Turqinë

Mungesa në kombëtare e ka ndihmuar për të shtuar ritmin te Bodrumspor.

Taulant Seferi ishte i jashtëzakonshëm në sfidën çerekfinale të Kupës së Turqisë, teksa shënoi dhe asistoi në barazimin 2-2 për gjatë kohës së rregullt ndaj Trabzonspor. Performancë e mirë nga ana e sulmuesit shqiptar, i cili fillimisht barazoi llogaritë në 1-1 për skuadrën e tij. Seferi fitoi garën e shpejtësisë me mbrojtësit dhe me një të djathtë të fortë gjeti golin.

Vetëm pak minuta më pas, Bodrumspor kaloi në avantazh, këtë herë me protagonist dy shqiptarë. Seferi asistoi për Enis Bardhin, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në nivel ndërkombëtar, me Bodrumspor që shënoi për 2-1.

Gjithsesi, barazimi nuk vonoi nga ana e Trabzonspor që realizoi edhe të dytin në pjesën e parë të lojës. Në të dytën, skuadrat e mbrojtën, ndërsa Bodrumspor dhe Trabzoni luajtën për disa minuta me 10 futbollistë. 28-vjeçari nuk shënonte prej dhjetorit të vitit të shkuar, teksa në këtë sezon ka gjetur golin në 4 raste.