VIDEO/ Giorgia Meloni në Gjadër pritet nga karabinierët italianë dhe kryeministri Rama!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u prit në Gjadër nga kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshë Taulant Balla dhe personeli italian i cili është angazhuar për punimet e kampit.

Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë kryeministri Edi Rama mbërriti me makinë.