Video/ Fluks më Portin e Vlorës, turistë e emigrantë vërshojnë në qytetin bregdetar

Edhe pse jemi në ditët e para të qershorit dhe sapo është hapur sezoni veror në disa qytete bregdetare, në portin e Vlorës ka nisur fluksi i dendur i mbërritjes së emigrantëve apo turistëve nga Italia për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga pamjet që Replikë ka siguruar duket një dyndje mjetesh në hyrje të qytetit të Vlorës.

Të dhënat paraprake tregojnë se prenotimet janë shtuar me 20 deri në 30% krahasuar me verën e vitit të kaluar, shumica e të cilave janë bërë në mënyrë të organizuar dhe në avancë, përmes faqeve online.