VIDEO/ Festë e çmendur te Real Madrid pas eliminimit të Barcelonës nga Kupa e Mbretit
- 6 April, 2023
Kalimi në finalen e Kupës së Mbretit është festuar gjatë në dhomat e zhveshjeve të Real Madrid.
Në pamjet e publikuara nga klubi spanjoll, shihet futbollistët dhe stafi teknik që kërcejnë dhe brohorasin pas eliminimit të Barcelonës.
Karim Benzema ishte udhëheqësi i kësaj skuadre, për të përmbushur kështu misionin e “mbretërorëve”. Tripleta në duelin e dytë shënuar në fitoren 4-0 përmbysi avantazhin e Barcelonës, duke i dhënë Realit biletën për në raundin final.
Në finalen e Kupës së Mbretit, Real Madrid do të sfidojë Osasunën.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ