VIDEO/ Ekzekutohet CEO i kompanisë së sigurimeve, autori e priti deri sa …
Ekzekutim me karakter mafioz ka lënë të vdekur, Brian Thompson. 50-vjeçari është drejtori i Përgjithshëm i kompanisë amerikane të sigurimeve, i qëlluar për vdekje në një sulm në Manhattan.
Sipas asaj që raportohet nga mediat amerikane, një person i armatosur dhe i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson para se të hapte zjarr disa herë duke e qëlluar atë nga rreth 20 metra larg.
Thompson u qëllua në gjoks, teksa u dërgua me urgjencë në gjendje kritike në spitalin Mt. Sinai, ku më vonë u shpall i vdekur. Autori po lëvizte me biçikletë, ndërsa zyrtarët thanë se nuk është bërë ende asnjë arrestim dhe se hetimet janë duke vazhduar.
I dyshuari u përshkrua si një mashkull i bardhë i veshur me pallto, maskë të zezë në fytyrë dhe atlete bardh e zi. Zyrtarët thanë se ai mbante një çantë shpine gri.
JUST IN: The apparent ass*ssin who m*rdered UnitedHealthcare CEO Brian Thompson in Manhattan used a silencer according to CBS New York.
NYPD has released photos of the suspect and is now offering a $10,000 reward.
Police were seen performing CPR on Thompson after the suspect… pic.twitter.com/TzZQBp5cY0
— Collin Rugg (@CollinRugg) December 4, 2024