VIDEO/ Ekzekutimi i Renato Hoxhaj, autori i maskuar u largua nga një shteg i ngushtë
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.
Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Grupi hetimor bën me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët. Ai ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.
Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.