Një ekzekutim kriminal ka ndodhur në Burdur të Turqisë. Autori është Ramazan Utsar, i cili qëlloi me armë zjarri mbi rivalin e tij, Husein Mete.
Siç shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, Utsar ishte ulur shumë afër me Mete në lokal. Ky i fundit ishte duke biseduar me një grua në një tavolinë, kur Utsar nxjerr armën nga xhaketa dhe e qëllon pas shpine. Ramadan Utsar shihet teksa qëllon mbi shtatë herë radhazi.
Gjatë ekzaminimit u konstatua se Mete kishte humbur jetën. Utsar, i cili u arratis pas ngjarjes, u arrestua nga policia pak orë më vonë.
Burdur’da Hüseyin Mete’nin aynı mekanda karşılaştığı husumetlisi Ramazan Uçar tarafından tabancayla vurularak öldürüldüğü olay güvenlik kamerasına böyle yansıdı. pic.twitter.com/jk3GEFw8zP
— Halk TV (@halktvcomtr) November 1, 2024