VIDEO/ E ‘burgosur’ prej kohësh në banesë, momenti kur gruaja e ekonomistit shoqërohet nga policia dhe psikologia
Ky është momenti kur gruaja e 35-vjeçarit Jetnor Zhabolit, shoqërohet nga policia dhe një psikologe drejt banesës së saj në Tiranë, aty ku për tre muaj ka përjetuar një situatë tmerri.
Ajo është shoqëruar në banesë pasi është marrë në pyetje në Komisariat, ndërsa më pas, së bashku me vajzën janë strehuar në familjen e prindërve të saj.
Zhabolit prej muajsh mbante të mbyllur në banesë gruan, vajzën dhe nënën e tij, të cilat i monitoronte me një mori kamerash në të gjithë ambientet e shtëpisë.
Ky i fundit tashmë është arrestuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që tronditi opinionin publik.