VIDEO/ Dy shqiptarë kualifikojnë Gjermaninë në finalen e Europianit U-21
Në një ndeshje plot emocione, Brajan Gruda dhe Nelson Weiper kanë qenë protagonistët kryesorë në fitoren e Gjermanisë U-21, duke siguruar kualifikimin në finalen e Kampionatit Europian për të rinjtë.
Dyshja e talentuar me origjinë shqiptar, që po shkëlqejnë me fanellën e kombëtares gjermane, shënuan nga një gol secili në përballjen gjysmëfinale, duke mposhtur Francën me rezultat bindës 3-0.
Weiper hapi serinë e golave, ndërsa Gruda vulosi fitoren me një finalizim të qetë në fund.
Gjermania U-21, falë këtij triumfi, siguron vendin në finalen e madhe të turneut dhe vazhdon ëndrrën për të fituar trofeun prestigjioz. Forma fantastike e Grudës dhe Weiperit është kthyer në armën më të fortë të ekipit gjerman, që shihet tashmë si një nga favoritët kryesorë për titullin, teksa në finale e pret Anglia.
🇪🇺🚨 | BRAJAN GRUDA SCORED THE 3-0 TO CLOSE THE GAME!!#U21EURO
— Rising Stars XI (@RisingStarXI) June 25, 2025