VIDEO/ Droga nga SHBA me postë, policia ndërhyn në sekondën e fundit! Shtrin përdhe 24-vjeçarin sapo merr pakon me kanabis

Një operacion policor i koduar “Destinacioni 5” ka çuar në pranga një 24-vjeçar në Tiranë, i kapur në flagrancë sapo kishte tërhequr një pako me drogë nga një degë postare.

I riu, me inicialet F. V., u ndalua nga forcat e policisë menjëherë pasi doli nga godina me pakon në dorë. Brenda saj u gjetën rreth 3.6 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC, që kishte ardhur me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pamjet e arrestimit janë publikuar nga policia e Tiranës, ku shihet momenti kur efektivët e shtrijnë përdhe të riun dhe i vendosin prangat. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ka një vlerë në treg prej rreth 50 mijë eurosh.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të drogës përmes postës ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)