VIDEO/ Dopietë golash me shije fitoreje, Sylvinho gjen “bomberin” e nëntorit në Spanjë!

Myrto Uzuni konfirmohet si sulmuesi kuqezi më në formë i momentit.

Beratasi shënoi dopietë golash për t’i dhënë fitoren 3-2 Granadës ndaj Eldense. Filllimisht me penallti për të zhbllokuar sfidën, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt realizoi golin me vlerën e tre pikëve.

Dygolësh që e ngjit Uzunin në kuotën e 8-të të tillëve këtë sezon për ta karikuar siç duhet para grumbullimit me kombëtaren shqiptare. 29-vjeçari është përfshirë në mesin e lojtarëve të thirrur nga Sylvinho për sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës.