VIDEO/ Donald Trump bëhet viral në rrjetet sociale, rrëzon në skenë Bruce Springsteen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpërndarë një video që është bërë virale në rrjetet sociale.

Ai godiste një top golfi që më pas përfundonte në shpinën e Bruce Springsteen. Goditja shkaktonte rrëzimin në skenë të këngëtarit.

Postimi ka tërhequr kritika dhe tallje në internet.

Postimi tërhoqi vëmendjen edhe të Federatës Amerikane të Muzikantëve (AFM), e cila lëshoi ​​një deklaratë duke mbrojtur Springsteen dhe Taylor Swift, pasi Trump i sulmoi të dy në rrjete sociale.