VIDEO/ ‘Digjet’ stadiumi! Tifozët vonojnë nisjen e derbit Tirana – Partizani! Futbollistët mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave
- 3 December, 2023
Tirana dhe Partizani duhet të fillonin derbin në “Air Albania” në orën 19:00, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi tifozët kanë ndezur një numër të madh flakadanësh, duke e bërë të pamundur nisjen. Për shkak të tymit të shkaktuar nga tifozët e Tiranës, arbitri Juxhin Xhaja priti tetë minuta për të filluar sfidën. Në nisje të duelit futbollistët dhanë një mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, teksa kishin veshur të gjithë fanella ngjyrë portokalli. Dueli filloi me tetë minuta vonesë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ