Video/ Dhunohet brutalisht roja i shkollës në Elbasan, policia heton autorin në gjendje të lirë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 40-vjeçar ka dhunuar me grushta rojën e moshuar (70 vjeç) të një shkolle 9-vjeçare në sy të nxënësve.
Nga pamjet e siguruara nga Replikë Albania duket se dhuna e ushtruar ndaj 70-vjeçarit ka qenë tejet brutale dhe e pajustifikuar, ndërkohë që Policia e ka hetuar autorin në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.