Jasir Asani gjithnjë e më vendimtar për Gwangju.
Sulmuesi shqiptar ishte i jashtëzakonshëm në sfidën ndaj Vissel Kobe, duke shënuar dy herë dhe kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinalen e Champions League për zonën aziatike.
Performancë fenomenale nga ana e Asanit, i cili fillimisht kontribuoi me një gol për ta dërguar përballjen drejt shtesave.
Asani shënoi golin e dytë, me dy ekipet që kërkuan në gjysmë orëshin e shtesave kualifikimin. Edhe aty ishte vendimtar 29-vjeçarin, duke vulosur kalimin e Gwangju në mesin e 8 ekipeve më të mira të zonës aziatike.
Goditje fantastike nga jashtë zonës, me Asanin që dërgoi në delir tifozët dhe shokët e skuadrës. Një gol kartoline nga ana e shqiptarit që vjen në një moment të mirë para grumbullimit të kombëtares shqiptare për kualifikueset e Botërorit 2026.
Two things are a constant ..
1️⃣ Drama at #ACLElite
2️⃣ Jasir Asani delivering for Gwangju #GWAvVIS pic.twitter.com/LIIJOhh2CU— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) March 12, 2025
Asani ka shënuar 5 herë në katër takimet e fundit, ndërsa u vlerësua me notën 8.3.