VIDEO/ Çfarë golash! Sylvinho ‘fërkon’ duart para sfidave të nëntorit, Uzuni e Muçi në superformë

Myrto Uzuni nuk di të ndalet në La Ligën dyy. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi sërish me Granadën, por pa arritur të shmang humbjen në transfertën e Zaragozës. Uzuni shënoi golin për 2-1.

Pavarësisht humbjes ky gol vlen për beratasin që ngjitet në kuotën e 6 golave sezonal. Forma e mirë e ndihmon 29-vjeçarin për të qënë i gatshëm për kombëtaren shqiptare në ndeshjet e nëntorit.

Edhe Ernest Muçi gjen golin në Turqi. Sulmuesi shqiptar shënoi të dytin në harkun e katër ditëve, por që nuk mjaftoi për Beshiktash. 23-vjeçari i kombëtares realizoi në portën e Kasimpasa në humbjen 1-2.

Ky ishte goli i tretë sezonal për Muçin. Talenti kuqezi pritet të jetë në urdhërat e trajnerit Sylvinho për sfidat e nëntorit.