VIDEO/ Bllokohet sërish rruga e Arbrit, trajleri ngec në bajpasin e Murrizit
- 8 March, 2024
Është bllokuar sërish rruga e Arbrit pasi një trajler me targa të Turqisë ka ngecur në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.
Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.
Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ