Video/ Biden bëhet sërish “meme”, fokusohet nga kamerat duke fjetur gjatë mbledhjes me liderët në Angola

Presidenti në largim i SHBA, Joe Biden, është bërë disa herë “meme” në rrjetet sociale për veprimet e tij të çuditshme në publik apo në takime të ndryshme zyrtare.

Këtë herë ai është fokusuar nga kamera teksa për disa minuta shfaqet duke “marrë një sy gjumë”, në konferencën që po zhvillohej me liderët në Angola.

Takimi u mbajt për të avancuar një plan për të ndërtuar një hekurudhë që mund të kanalizojë mineralet kritike nga Kongo dhe Zambia në Perëndim nëpërmjet Lobitos dhe të kundërshtojë ndikimin kinez në rajon, por mesa duket Biden ishte tepër i “lodhur” për këto diskutime.