VIDEO/ Bashkëshortja e 34-vjeçarit mohon dhunën: “Nuk kam qenë mirë kur kam bërë denoncimin”…
Gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka mohuar dhunën në një telefonatë me gazetarët, duke thënë që nuk kam qenë mirë kur kam bërë denoncimin gjithashtu ajo është shprehur se kamerat në shtëpi i kam vënë vetë.
Ndërkaq në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.
Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.