(VIDEO) Autobusi përmbyset pasi del nga rruga në Tiranë, 3 pasagjerë të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Saukut, kur një autobus i linjës interurbane ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 3 pasagjerë kanë mbetur të  lënduar.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.  Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.