VIDEO/ Atleti amerikan fiton garën, por vëmendjen ia merr sikleti me …
Atleti amerikan Chris Robinson ka realizuar një nga fitoret më të pabesueshme dhe të pazakonta në garën e 400 metrave me pengesa.
Ai triumfoi me kohën më të mirë të sezonit prej 48.05 sekondash, pavarësisht një problemi serioz me uniformën gjatë gjithë garës.
Në një skenë që nuk ndodh shpesh në pistat atletike, Robinson u përball me një situatë të sikletshme: pjesa e poshtme e uniformës nuk qëndronte në vend dhe e detyroi atë të rregullonte vazhdimisht veshjen ndërkohë që kapërcente pengesat. Në mënyrë të pabesueshme, ai arriti të ruajë ritmin dhe të përqendrohej mjaftueshëm për të kaluar vijën e finishit i pari.
Pavarësisht ndërhyrjeve të përsëritura për të mbuluar pjesët intime gjatë garës, një shpërqendrim që do ta rrëzonte çdo sportist tjetër.
Chris Robinson 🇺🇸 pulled off one of the wildest 400m hurdle wins you’ll ever see.
He ran half the race fighting wardrobe malfunctions; his manhood kept slipping, forcing him to readjust after nearly every hurdle.
Still won in SB of 48.05.
— Fentuo Tahiru Fentuo (@Fentuo_) June 24, 2025