VIDEO/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Kamëz, pamje nga vendngjarja
- 24 January, 2024
KAMËZ- Një zjarr ka përfshirë mesditën e të mërkurës një apartament në një pallat në qytetin e Kamzën.
Mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarri është fikur nga zjarrfikësit e Kamzës në bashkëpunim me ata të Tiranës. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ