Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson në Toronto, ku një avion i fluturimit Delta 4819, duke u ulur në pistë, ka përplasur tokën dhe ka shpërthyer në flakë.
Videoja, e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin kur avioni i afrohet pistës me rrotat poshtë, por pasi preku tokën, ai u devijua djathtas dhe krahët e tij u thyen. Avioni vazhdoi të rrëshqasë në pistën e mbuluar me dëborë dhe, pas disa sekondash, shpërtheu në flakë, duke zhdukur nga pamja për shkak të tymit të dendur që pushtoi zonën.
Momenti dramatik është xhiruar nga kabina e një avioni tjetër, i cili po priste për të përfunduar procedurat e uljes ndërkohë që fluturimi Delta ishte në procesin e aterrimit. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 15 pasagjerë, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autoritetet kanadeze kanë njoftuar se të gjithë pasagjerët, gjithsej 80 persona, janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur viktima.
Shërbimet e urgjencës kanë arritur menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët e mbetur dhe për të kontrolluar situatën. Aeroporti ka shpallur një masë të menjëhershme evakuimi dhe është mbyllur për disa orë për të mundësuar hetimet dhe pastrimin e pistës. Hetuesit po shqyrtojnë me kujdes shkakun e aksidentit, duke përfshirë mundësinë e kushteve të keqija të motit, pasi pista ishte e mbuluar me dëborë në momentin e uljes.
View this post on Instagram