Video/ Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me autobusin, plagosen 6 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus, në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit”.  Sipas informacioneve paraprake dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Raportohet se janë lënduar  6 persona, të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.