VIDEO/ Aksident i rëndë në Durrës, disa të plagosur, shoferi ka mbetur i bllokuar në mjet
14 March, 2024
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.
Një automjet, i drejtuar nga një i ri, në afërsi të Urës së Dajlanit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pikë karburanti.
Ndërkaq nga pamjet e siguruara nga Replikë duket se përplasja ka qenë shumë e fortë e mjeti është dëmtuar rëndë.
Si pasojë, 2 vajza dhe një djalë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar në spital, ndërsa ka mbetur ende brenda në makinë shoferi.
Forcat zjarrfikëse dhe policia po presin me sharrë automjetin për të bërë të mundur nxjerrjen e të riut, i cili ka shfaqur shenja jete.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.