VIDEO/ Aksident i frikshëm në Lezhë, plagosen 5 persona
Një aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugen dytesore Lezhë-Manati, në afërsi të fshatit Manati. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po punojne për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe mungesës së vëmendjes në rrugë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.