Vetura përplaset me kamionin, humb jetën 32-vjeçarja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren–Morinë, ku janë përplasur një trajler dhe një automjet tip Volkswagen Tiguan, të dyja me targa shqiptare.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një 32-vjeçare shqiptare, pasagjere në makinën Tiguan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes

Sipas të dhënave paraprake, trajleri drejtohej nga një 36-vjeçar shqiptar, ndërsa fuoristrada nga një 46-vjeçar.

Dy persona të tjerë në të njëjtin automjet drejtuesi dhe një pasagjere tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Shoferi i trajlerit nuk ka pësuar lëndime.

Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkaqet e plota të aksidentit janë në vijim.