Vetëvritet i riu në Pogradec! Pak javë më parë u hodh nga kati i fundit i pallatit (EMRI)
I jep fund jetës duke u vetvarur i riu nga Pogradeci i cili gati 1 muaj më parë tentoi të hidhet nga kati i fundit i pallatit ku banonte në lagjen nr 5 të qytetit.
Klajdi Dumbo, 31-vjeçar dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe nën efektin e tyre ka marrë edhe vendimin ekstrem.
Herën e parë ai u shpëtua nga dy të rinj dhe forcat e policisë e zjarrfikëses që ndërhynë në kohë duke e tërhequr nga dritarja e ballkonit. Ndërkohë ditën e sotme ai në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në banjën e apartamentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi rastin.