Vetëvendosja vijon të kryesojë/ KQZ numëron mbi 91% të votave, ja rezultatet e deritanishme për partitë kryesore

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë është drejt përfundimit. Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 2317 vendvotime nga 2533 në total, që përbën 91.47% të votave.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë garën me 40.96%, duke siguruar 316,016 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.42%, ose 172,953 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) qëndron e treta me 17.62%, duke marrë 135,976 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën kanë grumbulluar së bashku 7.56%, që përkthehet në 58,307 vota.

Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë deri më tani 3.95% të votave, ose 30,444 vota, ndërsa Koalicioni për Familje (Partia e Drejtësisë dhe partitë e tjera konservatore) ka siguruar 2.29%, me 17,684 vota.

Në këto zgjedhje parlamentare të drejtë vote kishin 1,970,944 qytetarë, ndërsa kanë votuar 799,954 qytetarë.