Emri/ Vetëplagoset me armë zjarri! 40-vjeçari përfundon në spital

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në banesën e tij në Marikaj. Sipas policisë shtetasi Elton Andreica është paraqitur në spital për mjekim rreth orës 03:30, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa sipas uniformave blu është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo shënon rastin e dytë brenda 24 orëve, pasi mbrëmë rreth orës 21:20 është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë është plagosur.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.