Vetëplagoset me armë zjarri 73-vjeçari në Tiranë

Një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, ku dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari.