Vetëplagoset me armë zjarri 25-vjeçari në Dibër, dyshimet e para

Një 25-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri të mërkurën në Dibër.

Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Grykë Nokë, ku dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu (të cilën e mbante pa leje), shtetasi F.D., 25 vjeç.

Si pasojë i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.