Vetëplagoset me armë në banesë, 27-vjeçari humb jetën në spital në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në lagjen “11 Janari”.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:40, i riu S. Z. u shoqërua nga familjarët në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ka kryer kontroll në vendngjarje dhe ka gjetur armën e zjarrit në tualetin e banesës, e cila dyshohet se është përdorur nga viktima.

Aktualisht, policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht këtë incident tragjik.