Veriu e juglindja mbërthehet nga temperatura të ulëta e dëborë! Në Kukës, Lezhë e Korçë dhjetëra fshatra pa energji elektrike!

I gjithë vendi është mbërthyer nga i ftohti, ndërsa në veriu, verilindja dhe juglindja e vendit është mbuluar nga reshjet e dëborës. Në këtë zona termometri ka shënuar minus gradë celsius. Deri më tani nuk raportohet për situata problematike, ndërsa rrugët me prezencë dëbore janë të kalueshme me zinxhirë ose goma dimërore. Në Kukës, Korçë e Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike.

Prej mbrëmjes të së shtunës nëQarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Ne zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë.

Bashkia Mirditë ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve, operacion qe do të vijojë edhe ditën e sotme.

Ndërkohë gjate natës dhe mëngjesin e kësaj te diele temperaturat kanë arritur deri në -4 grade, te cilat kanë sjell dhe ngrica.

Fatmirësisht ka rënie te intensitetit te erës, kur dhe sot do te punohet për riparimin e dëmeve te shkaktuara nga moti ne rrjetin elektrik në të gjithë qarkun, me qellim rikthimin e energjisë ne zonat ku mungon.

lajm ne perditesim….