Vendosi pajisje përgjimi në banesën e së fejuarës, e pëson 30-vjeçari në Lezhë

Një 30-vjeçar në Lezhë është vënë nën procedim penal pasi vendosi një pajisje përgjimi në banesën e së fejuarës së tij.

Sipas Policisë, shtetasi N.K. vendosi pajisjen për të monitoruar partneren, duke ndërhyrë në jetën e saj private në mënyrë të paligjshme. Pas denoncimit, autoritetet nisën hetimet dhe proceduan penalisht 30-vjeçarin për veprën “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.