Vendoset gjithçka, ja kur do prezantohet Lionel Messi te skuadra e re
Lionel Messi do të luajë për Al Hilal.
Sipas raportimeve të gazetës katalanase “Sport”, e cila citon burime brenda klubit Blaugrana, lojtari nuk ka gjetur një marrëveshje për rikthimin e tij në Barcelonës. Prandaj, kjo duket se e afron akoma dhe më shumë me kalimin në Arabinë Saudite.
Madje, klubi nga Lindja e Mesme pritet ta prezantojë për mediat të martën e 6 qershorit. Al Hilal ka caktuar këtë datë si çelësin për të pasur “PO” përfundimtare të lojtarit dhe për t’i thënë jehonë të madhe në mediat botërore.
PSG ka bërë të ditur tashmë se kampioni i Botës nuk do të luajë në Paris sezonin e ardhshëm dhe nga e hëna do të jetë i lirë për të vendosur të ardhmen.
Messi besohet se ka arritur akordin me klubin arab për të pranuar ofertën faraonike prej 400 milionë eurosh në sezon. Largimin nga Parisi e ka konfirmuar edhe mbrojtësi Sergio Ramos.
Pas dy sezoneve të tij me klubin kryeqytetas, spanjolli ka vendosur t’i japë lamtumirën, me mediat që e afrojnë edhe 37-vjeçarin me një kalim në Arabinë Saudite. Interes për të ka shfaqur prej kohësh, Al Nasser, skuadër ku aktivizohet Cristiano Ronaldo.