“Vendosa të largohem nga bota”, Gjesti zbulon problemet në rini: Askush nuk ma ka hapur derën

Banori më i përfolur në Big Brother Vip Albania 4, Gjesti zbuloi detaje nga jeta e tij.

Në rrëfimin e tij, ai pranoi se ka qenë i rrethuar me shoqëri të keqe dhe duke shkelur disa herë besimin e familjes.

Gjesti pranoi se ka konsumuar lëndë narkotike prej moshës 12-vjeçare.

Nuk isha vetja, nuk e doja veten, vendosa të largohem nga bota. Kur e ka marrë vesh babai që e kam pirë hashashin për herë të parë, ia kam marrë lotin në sy. Shumë e vështirë, lotët ia pashë babait duke qarë”, ka thënë Gjesti.

Ai gjithashtu ka ndarë se ka ikur nga familja në moshën 18-vjeçare për të realizuar ëndrrën e tij, dhe ka kaluar shumë vështirësi.

Kam fjetur jashtë para studiove të muzikës dhe askush nuk ma ka hapur derën”, ka treguar Gjesti.

Në fund, ai tha: “Për ata jam këtu, unë jetoj për ta, ata dua t’i shoh mirë dhe u kry”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)