Vendoret e 14 majit/ Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste

Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. 

Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 Majit që nis zyrtarisht më 14 Prill.

Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë.

Tirana, Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë.