Vendoret e 14 majit/ ODIHR nuk humb kohë, cakton Shefen e Misionit të Vëzhguesve

ODIHR ka caktuar Audrey Glover u caktua si Shefe e Misionit të Vëzhguesve  për zgjedhjet vendore të “14 Majit”.

Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për monitoruar zgjedhjet, për të disatën herë në vendin tonë.

Menjëherë sapo ka mbërritur në vendin tonë ajo nuk ka humbur kohë dhe ditën e sotme është paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar me kreun, Ilirjan Celibashi në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 14 majit.