Vendoret 2023, Rama: Ne projektojmë rezultatet në bazë algoritmesh shkencore, të tjerët shohin filxhan

Pas përfundimit të votimit në zgjedhjet vendore, kanë ardhur reagimet e para nga liderët politikë.

Kryesocialisti Edi Rama shprehet optimist se do të ketë një fitore të thellë për Partinë Socialiste. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku parashikon se PS do të fitojë mbi 50 bashki, ndërsa opozita nga 0 deri në 11.

Nderkohe, Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto duke treguar skuadrën e partisë socialsite e cila merret me analizën dhe me sondazhet e zgjedhjeve.

“Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore”, -shkruan ai në postimin e tij, ndërkohë që nuk kursen as “thumbimet” për opozitën

“Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”,-shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e PS. Rama ka edhe një mesazh për kundërshtarët e tij, të cilët që tani Sali Berisha ka nisur që të thotë votat i janë vjedhur.

“LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. *ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimi”, shkruan Rama.