Vendimi i Gjykatës së Apelit/ Gazment Bardhi mbledhje urgjente të Grupit të PD-së

Gazment Bardhit ka thirrur mbledhje urgjente të Grupit të PD-së pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Mbledhja urgjente e Grupit Parlamentar të PD-së do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Bardhi ka kërkuar që të jetë i pranishëm i gjithë Grupi. Mbledhja urgjente do të zhvillohet pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Salianji.

Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndërsa ligjvënësi demokrat deklaroi se ky është një dënim politik. Salianji u shpreh se pavarësisht ketij vendimi, fushatetn do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ” do ta bej nga burgu”.

“Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë.  Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.

Deputeti demokrat Salianji paralajmëroi se do të ndjekë hapat e tjera ligjore.