Vendim surprizë nga Gjykata e Lartë malazeze, përgjimet e koduara të paligjshme, pjesë e grupit për trafik droge edhe një shqiptar (EMRI)

Në Mal të Zi ka nisur procesi ndaj një grupi të trafikut të drogës midis Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë dhe Holandës.

Mes të akuzuarve është edhe shqiptari i kërkuar Nikolin Pepaj, ndërsa të tjerët janë Milan R. Jankovic nga Tivari, Toni N. Junčaj nga Tuza, Darko T. Vukçevic nga Podgorica, Bozhidar T. Vukçevic nga Golubovaci, Sllađan R. Gjinoviq me vendbanim në Zetë, Spasoje A. Zlaticanin me vendbanim, Alen M. Đoljević, me banim në Tuz, Filip Gj. Krstonijevic nga Podgorica, Milan S. Milović me vendbanim në Sutomore, Anton Š. Ljucđonaj me vendbanim në Tuz.

Pepaj akuzohet si bashkëkryerës në veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave. Në seancën paraprake, janë shpallur të pavlefshme disa dokumente të dorëzuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për autoritetet malazeze, përfshirë edhe disa komunikime në shqip.

Në vendim thuhet se nga shkresa e lëndës janë nxjerrë prova juridikisht të pavlefshme: “Flash memorie USB që përmban komunikime nga aplikacioni i koduar “Anom” 23.512 skedarë me përmasa 21.2 GB, të cilat janë dorëzuar me shkresën e Departamentit të Drejtësisë së SHBA të datës 28.06.2022, të cilat janë dorëzuar me bashkëngjitje në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Shtetit të datës 20.04.2022.

 

 

Përkthimi i komunikimit të veçantë në platformën “ANOM” nga shqip në gjuhën malazeze, i cili është bërë ndërmjet përdoruesve “Woulditp” dhe “Hislungs”. Shënime zyrtare të Drejtorisë së Policisë për identifikimin e përdoruesve të aplikacionit “ANOM” Darko Vukçevic, Bozhidar Vukçevic, Spasoj Zlatiçanin, Milan Milovic, Filip Krstonijevic, Alen Doljevic, Toni Junçaj. Sipas formës së prerë të këtij vendimi, provat e veçuara do të mbyllen në zarf të posaçëm dhe do t’i jepen për ruajtje gjyqtarit hetues të kësaj gjykate, të ndara nga dosjet e tjera dhe nuk mund të shikohen apo përdoren në procedurë”, thuhet në vendim.

Madje kjo Gjykatë jo vetëm ka konkluduar se Transkriptet nuk përbëjnë “prove” në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër disa të pandehurve, por edhe ka urdhëruar heqjen/përjashtimin e këtyre transkripteve nga fashikulli i gjykimit dhe vendosjen e tyre në një zarf të mbyllur.