Vëllezërit grabisin me dhunë banesën e tri turkeve, policia u gjen vajzave kanabis në shtëpi – arrestohen 5 persona

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi grabitën me dhunë një shumë parash dhe celularë në një banesë me qira, ku jetonin tri shtetase turke. Gjatë operacionit, u arrestua edhe njëra nga shtetaset turke, pasi në banesë u gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Policia finalizoi operacionin e koduar “Brothers”, duke arrestuar shtetasit:

• S. Z., 20 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç (vëllezër);

• Xh. S., 20 vjeç dhe S. S., 18 vjeç (vëllezër).

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, grabitën me dhunë shumën prej 3350 eurosh dhe dy celularë nga banesa e shtetaseve turke.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan lënda narkotike kanabis, një armë e ftohtë, automjeti i përdorur gjatë grabitjes dhe katër celularë.

Po ashtu, policia arrestoi shtetasen turke M. M., 24 vjeçe, pasi në banesën ku jetonte u gjet lënda narkotike. Ndërsa dy bashkëjetueset e saj u proceduan penalisht për moskallëzim krimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.