Vëllai plagos me thikë të vëllanë në Pogradc! 25-vjeçari dërgohet në spital
POGRADEC– Një sherr mes dy vëllezërve në Pogradec ka përfunduar në plagosje. Një 23-vjeçar ka qëlluar me thikë të vëllanë, 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Pogradec, rreth orës 08:30 të 25 marsit. 25-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, 23-vjeçari është shoqëruar në polici, ku do të japë edhe deklarimet e tij për ngjarjen.
Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.